Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 09.04.2020 03:59

​Edhe dy aktakuza për pjesëmarrje në ISIS

Prishtinë | 14/01/2020 15:49

Foto nga arkiva

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër V.K dhe F.D., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist jashtë territorit të vendit.

E pandehura, V.K. me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03. 2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, është nisur për në Shkup-Maqedonia e Veriut, së bashku me bashkëshortin e saj M.B. dhe me të pandehurit e tjerë, ndër ta edhe F.D., për të arritur në drejtim të Stambollit- Turqi, e më pas për të vazhduar për në  Siri, ku i janë bashkangjitur grupit terrorist.

Ajo me këto veprime i ka kryer në vazhdimësi, deri në kohën kur është dorëzuar te forcat kurde, në fillim të vitit 2019, e ku ka qëndruar për rreth dy muaj, kurse më 20.04.2019 është deportuar në Kosovë.

Ndërsa, i pandehuri F.D., me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03.2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, fillimisht nga Kosova ka shkuar në Shkup, së bashku me gruan e tij, të pandehurën  G.A. dhe me të pandehurit e tjerë,  ndër ta M.B dhe V.K.,   kanë  udhëtuar në drejtim të Stambollit-Turqi, e ku më pas ka hyrë në territorin e Sirisë dhe i bashkëngjitet grupit terrorist ISIS. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress