Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 31.03.2023 01:40

​Gjendet një person i vdekur

Prishtinë | 07/02/2020 10:44

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas Policisë, rastin e ka njoftuar vëllai i viktimës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë me 14 fishekë dhe një gëzhojë e fishekut me të cilën armë dyshohet se viktima kishte bërë vetëvrasje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress