Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 31.03.2023 02:08

​Gjykatat Themelore zgjedhin Avni Mehmeti për anëtar të KGjK-së

Prishtinë | 07/02/2020 18:06

Në organizimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), gjyqtarët e Gjykatave Themelore kanë votuar sot, zgjedhjen e një gjyqtari të nominuar për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ku kandidatët e nominuar ishin Avni Mehmeti, Burim Emërllahu, Mentor Bajraktari dhe Venhar Salihu.

Me votim të fshehtë, gjyqtarët e Gjykatave Themelore zgjodhën kolegun e tyre Avni Mehmeti, anëtar të KGJK-së me shumicë votash në raundin e dytë.

I përzgjedhur nga radhët e Gjykatave Themelore, gjyqtari Mehmeti konsiderohet si anëtar i KGjK-së, ndërsa në ditët në vijim certifikimin do ta bëjë KGjK-ja. Mandati i tij si anëtar i KGjK është 5 vjeçar.

Biografia e gjyqtarit Avni Mehmeti

Avni Mehmeti është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm - Divizioni Penal në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Gjyqtari Mehmeti ka diplomuar në vitin 1999 në Fakultetin Juridik dhe ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 2004 si dhe studimet pasdiplomike-master në drejtimin penalo-juridik. Ka punuar dy vite si zyrtar ligjor (avokat) në ProCredit Bank në Mitrovicë, tre vite si zyrtar për çështje ligjore dhe trajnues në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, ndërsa praktikën një vjeçare e ka ndjekur në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Po ashtu, ka punuar si trajnues në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike-Vushtrri, Institutin Gjyqësor të Kosovës, Institutin e Kosovës për Administratë Publike, Odën e Avokatëve të Kosovës, etj. Nga korriku i vitit 2012 u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress