Sipas gjykatës, i akuzuari H.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër vite e 10 dhjetë muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
“Të akuzuarit H.B në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 23.08.2018 e deri me datë 21.02.2019. I akuzuari H.B është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 23.08.2018 rreth orës 14.50 në rrugën rajonale Fushë Kosovë – Gllogoc, në fshatin Grabovc i Vogël , i akuzuari H.B deri sa ishte duke drejtuar automjetin transportues, nga pakujdesia dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe kushteve të rrugës e kishte goditur motoçiklistin D.B dhe si pasojë e goditjeve kishte ndërruar jetë tani i ndjeri D.B”, thuhet në komunikatnë e gjykatës.
Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019