Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 07:10

​Ia futin qesen në kokë dhe e djegin - 40 vjet burgim për kryesit e veprës makabre

Prishtinë | 21/01/2020 15:07

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër dy të akuzuarve G.R dhe O.S.

I akuzuari G.R. është shpallur fajtor dhe është dënuar me 30 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë. Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 30.04.2009.

I akuzuari i dytë O.S. po ashtu është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 10 vjetësh për veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Të akuzuarit G.R. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më shumë se sa dënimi i shqiptuar me aktgjykim, ndërsa të akuzuarit O.S i ndërpritet masa e paraburgimit më datë 21.01.2020.

G.R dhe O.S janë akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 29.04.2009  bashkë me një person të panjohur me nofkën “Qeli”, në bazë të marrëveshjes paraprake e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme, e kishin rrëmbyer tani të ndjerin N.H. e me dashje që ta privojnë nga jeta e kishin goditur me mjet të fortë në kokë, ia kishin lidhur këmbët dhe duart, ia kishin vendosur një qese najloni në kokë dhe e kishin futur në veturë pastaj e kishin dërguar në një lokacion në mes të fshatit Smallushë dhe Dobratin, Komuna Lipjanit, ku më pas me qëllim të fshehjes së gjurmëve trupin e të ndjerit e kishin djegur.

Palët kanë  të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress