Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 08:54

​Komuna e Vushtrrisë suspendon nga puna mësimdhënësin e arrestuar

Prishtinë | 21/01/2020 14:40

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

“Në mbështetje të nenit 73 pika 1.1 dhe neni 85 pika 1.4 ligjit të punës nr.03/L-212 si dhe bazuar në informatën nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Vushtrri mori këtë vendim, H.A në vendin e punës, mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit. 

Ky vendim i Drejtorisë së Arsimit është bazuar në informatën e djeshme nga drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, lidhur me rastin e mësimdhënësit të edukatës fizike H.A, ndaj të cilit kanë filluar procedurat penale.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress