Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 04.08.2020 10:50

​​Konfiskohet kokainë e armë nga të rinjtë në Shkodër (Foto)

Prishtinë | 08/12/2019 10:52

Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialisët për hetimin e narkotikëve në Shkodër dhe patrullën e përgjithshme të komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Buna".

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasveM. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër, E. M., 21 vjeç, banues në Shkodër dhe E. V., 31 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi: B. Q., 23 vjeç banues në Shkodër.

“Në vendin e quajtur "Ura e Vjetër" e Bunës, Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë bllokimin e mjetit tip “Volksëagen”, më të cilin udhëtonin këta shtetas dhe gjatë kontrollit fizik të tyre, policia gjeti në xhepin e xhupit të shtetasit M. Sh., një peshore të vogël elektronike, një qese me një masë kristalore e dyshuar si lëndë narkotike kokainë, dy pilula të dyshuara ekstazi dhe një sasi e dyshuar si lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Operacioni vijoi me kontrollin e banesave të këtyre shtetasve, ku rezultoi se: Në banesën e shtetasit E. V., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një krehër, ndërsa në banesën e shtetasit E. M., policia gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis”, thuhet në njoftim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe i municionit”./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress