Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 30.11.2020 09:24

​Kryeprokurori kërkon themelimin e tri departamenteve në Prokurorinë Speciale

Prishtinë | 07/02/2020 17:16

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka dorëzuar sot në Këshillin Prokurorial dhe zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, kërkesën për themelimin e departamenteve shtesë në Prokurorinë Speciale.

Kërkesa është bazuar në strategjinë për riorganizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila strategji është përgatitur me iniciativë të kryeprokurorit Isufaj, pas marrjes së pozitës së kryeprokurorit të PSRK-së.

“Sipas strategjisë së lartcekur PSRK-ja, përveç departamentit për krime lufte që është tani, duhet t’i ketë edhe tri departamente, atë për krim të organizuar dhe krime tjera në kompetencë të PSRK, departamenti për terrorizëm, departamenti për korrupsion dhe krim financiar. Qëllimi i themelimit të këtyre departamenteve në kuadër të kësaj prokurorie do të mundësojë ngritjen e efikasitetit, efektivitetit, llogaridhënies dhe kualitetit të punës së PSRK-së.  Strategjia e PSRK-së mbështetet në disa parime të cilat do të ndikojnë në rolin proaktiv në hetime, llogaridhënie, kontrollë dhe mbikëqyrje permanente të punës së prokurorëve dhe në orientim të rezultate të kësaj prokurorie.  Po ashtu, strategjia ka edhe parimin për promovimin e punës në ekipe të prokurorëve në rastet e rënda, ngritjen e profesionalizmit dhe profilizimin e prokurorëve, bashkëpunimin, krijimin e kushteve adekuate për punë, si dhe komunikimin me publikun”, thuhet në komunikatë.

Për zbatimin e parimeve të lartcekura, PSRK do të funksionojë me një strukturë organizative të ndryshme nga ajo aktuale, do të punojë bazuar në objektiva strategjike të arritshme, si dhe do të ketë një riorganizim të resurseve humane në mbështetje të zbatimit të mandatit të vet./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress