Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 19.10.2020 05:19

​Pas pak vazhdon seanca për rastin e “Veteranëve”

Prishtinë | 05/12/2019 12:49

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama për afër tri orë ka dhënë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit për rastin e veteranëve të rrejshëm në gjykatë.

Seanca është ndërprerë me një pauzë dhe do të vazhdoi në orën 13:00, ku Rama pritet ta vazhdojë dëshminë e tij edhe për rreth 30 minutave, ndërsa, më pas në pyetje do të merren Hysni Gucati dhe Sami Lushtaku, e të cilët një ditë më parë nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës në cilësinë e dëshmitarit.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Meka, ka thënë se për shkak të ruajtjes së procesit, mediave u ndalohet publikimi i dëshmive derisa të përfundojë seanca.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress