Njohësi i çështjeve të sigurisë Naim Rashiti nuk beson se tensionet politike ku opozita po kërkon nga kryeministri heqjen e nënshkrimit nga marrëveshja me Serbinë për Asocacionin dhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin, mund të kthehen në çështje të sigurisë.
Shqetësimin për kërcënimin e sigurisë në Kosovë, Rashiti i sheh protestat që janë paralajmëruar nga opozita, të cilat mund të eskalojnë dhe të bëhen të dhunshme sikurse ato të fillim vitit.
Për Rashitin, rritja e ekstremizmit fetar dhe pakënaqësia e qytetarëve ndaj qasjes së Bashkimit Evropian në raport me Kosovën, paraqesin shqetësim në këtë drejtim.
Edhe Skënder Përteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thotë për KosovaPress se aktualisht siguria në Kosovë është e mirë, por nuk përjashton mundësinë që protestat e paralajmëruara, papunësia, korrupsioni dhe faktorët tjerë janë kërcënuesit kryesor të sigurisë në vend.
Sipas tij, preteksti që po përdor opozita që janë kundërshtimi i marrëveshjeve me Serbinë dhe marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, mund të jenë elemente që mund ta ngritin qytetarin në këmbë dhe të protestojnë kundër tyre, por të përdorën ata edhe për sfida tjera, siç janë zhvillimi ekonomik, papunësia, korrupsioni dhe sfida tjera që po ballafaqohen qytetarët. /KosovaPress/
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019