Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 07:18

​Suspendohet mësimdhënësi i arrestuar

Prishtinë | 21/01/2020 15:02

Foto nga arkiva

Komuna e Vushtrrisë ka suspenduar mësimdhënësin e gjimnazit të Vushtrrisë, i cili është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Vendimi është marrë në mbështetje të Ligjit të punës dhe bazuar në informatën nga Drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020.

“H.A., mësimdhënës i edukatës fizike në SHML Gjimnazi “ Eqrem Çabej” në Vushtrri i shqiptohet masa disiplinore largim i përkohshëm nga puna”, thuhet në vendimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit. 

Vendimi i Drejtorisë së Arsimit është bazuar në informatën nga Drejtoria e Gjimnazit “Eqrem Çabej“, të datës 21 janar 2020, lidhur me rastin e mësimdhënësit të edukatës fizike H.A, ndaj të cilit kanë filluar procedurat penale.

H.A., është arrestuar dje nga policia nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëse, e cila edhe ka denoncuar rastin në polici.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress