Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 01:43

​Të akuzuarit e “Syrit të Popullit” edhe sot japin fjalën përfundimtare

Prishtinë | 17/01/2020 14:06

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe sot ka vazhduar seanca ku të akuzuarit po japin fjalën përfundimtare të të akuzuarve në rastin e njohur si "Syri i Popullit".

Gjatë ditës se djeshme fjalën përfundimtare para trupit gjykues e thanë i akuzuari, Sadri Ramabaja dhe avokati i tij, Ramiz Krasniqi, pastaj i akuzuari,Avni Lumnica, Ragip Sallova.

Edhe prokurori Sylë Hoxha e ka dhënë fjalën e tij përfundimtare duke kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë.

 Prokuroria Speciale e Kosovës ka hequr dorë nga ndjekja penale për Lirije Luzha dhe Sabit Berisha. Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, te akuzuarit thuhet se kishin planifikuar sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve të larta shtetërore dhe ish-funksionarëve të viteve 1980-1991 duke i cilësuar si tradhtarë të vendit./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress