Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 04.08.2020 10:42

​​Tentim vrasje në Zveqan

Mitrovicë | 02/02/2014 18:34

Një tentim vrasje ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në Zveqan, por për fat nuk ka të lënduar.

(E plotësuar) Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se Nedelko Kisiq, ka shtënë në drejtim të një personi tjetër me emrin Zoran Elek në shtëpinë e pensionistëve në Zveqan dhe ka ikur nga vendngjarja.

Nuk dihen motivet e këtij sulmi, ndërsa, sipas burimeve, ende nuk është arrestuar askush.

Ndërkaq, zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress, duke thënë se bëhet fjalë për dy pensionistë, të cilët me gjasë pas një zënke mes vete, njëri prej tyre ka shtënë me armë.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress