Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 04.08.2020 10:41

​Tentuan trafikimin e sirianëve, ngrihet aktakuzë ndaj dy shtetasve të Shqipërisë

Prishtinë | 06/12/2019 15:02

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër L.B., dhe A.R., të dy shtetas nga Republika e Shqipërisë, të cilët gjenden në paraburgim nga data 10 nëntor 2019, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, më 10 nëntor rreth orës 02:15 në Prizren, është vërtetuar se të pandehurit L.B., dhe A.R., në bashkëkryerje merren me kontrabandim të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, në atë mënyrë që derisa zyrtarët e policisë kufitare të pikë kalimit kufitar në Vërmicë, ishin në kryerjen e detyrës zyrtare, përmes vëzhgimit me dylbi në vendin e quajtur ‘’Foleja e Shqiponjës’’ në afërsi të krojeve të fshatit Vërmicë, kanë vërejtur një grup njerëzish duke kaluar ilegalisht kufirin nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës.

Të pandehurit së bashku me grupin e personave të tjerë janë ndalur nga ana e Policisë Kufitare, si dhe pas verifikimit nga zyrtarët policorë është vërtetuar se të njëjtit ishin shtetas të huaj nga Republika e Sirisë, të cilët më pas, së bashku me dy të pandehurit e lartpërmendur janë shoqëruar në stacionin policor në Vërmicë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit L.B., dhe A.R., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.  

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress