Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 04.10.2022 12:47

​​Vazhdojnë të shtënat në dasma

Prishtinë | 04/08/2014 10:59

Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve ka konfiskuar 4 armë zjarri, kryesisht revole, dhe ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë festuar nëpër ahengje të ndryshme, duke gjuajtur në ajër.

Sipas Policisë, në Mitrovicë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjtit gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i njëjtit është konfiskuar arma CZ, cal. 7.65 mm. me një karikator. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një arrestim tjetër, ka ndodhur në fshatin Lumë të Madhtë Vushtrrisë, për shkak se gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava e kalibrit 7.65mm. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimi tjetër ka ndodhur në fshatinTerpezë të Malishevës, pasiqë ai në një dasmë kishte shtënë me armë zjarri në ajër. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole Ekol Special të kalibrit 9mm., një gëzhojë dhe katër fishekë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, edhe në Podujevë është arrestuar për shkak se gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Beretta e kalibrit 7 mm. dhe gjashtë fishekë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në rrugën “Bislim Bajgora”, në Mitrovicë, një person është ankuar se nga një plumb qorr është dëmtuar parafangoja e veturës së tij. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një predhë të kalibrit të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. /Kosovapress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress