Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 04.07.2022 11:37

​Stadiumi i qytetit të Prishtinës me emrin Fadil Vokrri

Prishtinë | 09/06/2018 16:10

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, ai i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se stadiumi i qytetit të Prishtinës do të mbajë emrin e ikonës së futbollit shqiptar të Kosovës, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri vdiq pas një komplikimi shëndetësor, në betejën e vetme që futbollisti legjendar nuk arriti të driblonte përtej me sukses.

Me anë të një komunikimi publik të tij, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Fadil Vokrrit, i cili së fundmi ishte kryetar i FFK-së.

Ja postimi i plotë i tij.

“Një jetë plot suksese, e duke pritur sukseset e radhës së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvëndësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur. Stadiumi i qytetit me nder do ta mbajë emrin e tij, Fadil Vokrri”, u shpreh Shpend Ahmeti në postimin e tij.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress