Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 26.09.2020 11:31

​Anthony Joshua rikthen tituj e kampionit të botës

Prishtinë | 07/12/2019 23:11

Sonte u zhvillua rimeçi në boks mes Anthony Joshuan dhe Andy Ruiz Jr, të cilin e fitoi Anthony Joshua.

Meçi u zhvillua në Arabinë Saudite, për tre tituj të kampionit botëror në kategorinë e peshave të rënda në IBF, WBA dhe WBO.

Anthony Joshua ishte më i mirë në pjesë pjesën më të madhe të meçeve, ndërsa Ruiz i shfrytëzoi mirë gabimet e Joshuas, por që nuk i mjaftuan për fitore.

Gjashtë muaj më parë Andy Ruiz Jr e mposhti Joshuan, njërën ndër boksierët më të mirë në botë, duke e nokautuar në rundin e shtatë kampionin e pamposhtur të peshave të rënda.

Ruiz kishte hyrë në atë ndeshje me parashikimet se do të humbte me lehtësi ndaj anglezit.

Nga ky meç, edhe pse Andy Ruiz Jr ishte kampion në kategorinë e peshave të rënda në boks, është Anthony Joshua ai që fiton më shumë para nëse triumfon në rimeçin e sotëm. Anthony Joshua raportohet se do t’i marrë 50 milionë funte për titujt e tij WBO, WBA dhe IBF, ndërsa Ruiz do të paguhej 10 milionë funte nëse arrinte t’i mbronte titujt e tij.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress