Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 28.05.2020 05:14

​Barcelona do t’ia vazhdojë kontratën Vidalit

Prishtinë | 23/04/2019 15:38

Mesfushori kilian në verën e shkuar i është bashkuar skuadrës katalanase.

Barcelona dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me Arturo Vidal, i cili i është bashkuar atyre nga Bayern Munich gjatë verës, shkruan KosovaPress.

Kontrata aktuale e 31-vjeçarit kilian i skadon më 2021, por te Barça duan ta vazhdojnë atë për një vit shtesë.

Vidal pëlqehet shumë nga trajneri Ernesto Valverde i cili është shumë i kënaqur me punën që kiliani po kryen në mesfushë, ndonëse nuk është një titullar në të gjitha ndeshjet.

Përvoja që ka Vidal vlerësohet shumë nga trajneri, i cili dëshiron që nga ai të mësojnë lojtarët e rinj, një prej tyre edhe Frenkie De Jong që në përfundim të stinorit do t’i bashkohet Barçës nga Ajaxi./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress