Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 25.02.2020 11:04

​Chelsea pas Piatek

Prishtinë | 11/09/2019 13:40

Klubi anglez i futbollit ka shfaqur interesim për sulmuesin e Milanit, Krzysztok Piatek.

“Blutë” do të mundohen ta transferojnë lojtarin në afatin e janarit, transmeton KosovaPress.

Sulmuesi me prejardhje nga Polonia, nuk është në formën me të mirë nën urdhrat e Marco Guampaolo këtë sezon, pasi ka shënuar vetëm një gol në nëntë paraqitje.

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard është duke kërkuar një lojtar që mund t’i ndihmojë Tammy Abrahamit, pasi Giroud dhe Batshuayi nuk janë në formë.

Piatek u transferua në “San Siro” për 35 milionë euro nga Genoa.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress