Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 08:30

​Derbi i të rrezikuarve, Leganes mposht Celta Vigon

Madrid | 08/12/2019 20:31

Leganes ka vazhduar serinë e fitoreve para shikuesve të vet kundër Celta Vigos.

Futbollistët e kësaj skuadre shënuan sonte fitore me rezultat 3:2, në kuadër të javës 16 të La Ligës së Spanjës.

Deri te tre pikët e reja, Leganes erdhi me golat e Rodriguez-Aimaz në minutat 15 dhe 39, si dhe Kevin Rodriguez në minutën 55.

Golat për mysafirët i shënuan Nestor Araujo në minutën 64 dhe Iago Aspas pesë minuta para përfundimit të takimit, transmeton KosovaPress.

Celta Vigo nga minuta 71 mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi  Gabriel Fernandez u ndëshkua me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje, Leganes mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 9 pikë, po aq sa ka edhe Espanyol në vendin e fundit, derisa Celta Vigo renditet e 18-ta me 13 pikë.

Ndryshe, Leganes ka shënuar deri më tash katër fitore në përballjet me Celta Vigon si vendës.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress