Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:22

​Dushku: Nuk është e vërtetë që është shkarkuar Faton Kurshumlija

Prishtinë | 22/01/2020 16:20

​Gjatë ditës së sotme në media ka qarkulluar lajmi për shkarkimin e komisarit të garave në Federatën e Basketbollit të Kosovës, Faton Kurshumlija.

Mirëpo një gjë të tillë e ka hedhur poshtë, sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Ajo në një prononcim të shkurtër për KosovaPress është shprehur se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet dhe gjithashtu një gjë e tillë as nuk pritet të ndodh në të ardhmen.

“Nuk është e vërtetë që kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka shkarkuar Faton Kurshumlin”, i ka thënë shkurtimisht KosovaPressit, Dushku në telefon.

Kujtojmë që në FBK, këtë vit pritet të mbahet kuvendi zgjedhor, ku pritet të zgjedhën kryesia e cila do të udhëheq edhe për katër vite tjera këtë Federatë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress