Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 27.05.2020 04:41

​FIBA e fton FBK-në për organizimin e një evropiani në Prishtinë

Prishtinë | 10/09/2019 16:40

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), që edhe në verën e ardhshme, do të jetë pjesëmarrëse me gjashtë përfaqësuese të reja në garat evropiane.

Pesë përfaqësuese do të jenë në Divizionin B dhe një në atë C. Kosova U20 dhe U18 te meshkujt do të garojnë në Divizionin B, si dhe U20, U18, U16 te femrat, derisa në Divizionin C do të garojë Kosova U16 meshkujt.

FIBA gjithashtu e ka ftuar FBK-në që të aplikojë për organizimin e një evropiani. Për të gjitha këto pritet që shumë shpejt të vendosë Bordi i FBK-së, se me cilat përfaqësuese do të garojë, dhe se a do të kandidojë për organizimin e kampionatit tjetër në Prishtinë.

Ndryshe, vitin e kaluar në Kosovë ishte organizuar Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U18, ku kishte triumfuar Kosova, derisa në muajin gusht të këtij viti u organizua Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20.

Kosova mori nota shumë të mira për këto organizime, duke marrë mirënjohje edhe nga FIBA.  

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress