Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 12.07.2020 08:11

​Fillon faza e dytë e projektit “Elite Youth Development Programme U15”

Prishtinë | 08/02/2020 11:27

Federata e Futbollit e Kosovës tash e disa kohë ka nisur projektin e ri në kuadër të programit “Elite Youth Development Programme U15” në mbështetje të UEFA-s, e që për qëllim ka nxjerrjen në pah dhe zhvillimin e talenteve për ekipet kombëtare.

Gjatë ditës së sotme në Prishtinë ka filluar faza e dytë  e këtij projekti, ku do të marrin pjesë rreth 150 fëmijë të ftuar , të Regjionit të Prishtinës të ndarë në dy grupe.

Drejtori teknik Michael Nees u shpreh shumë i kënaqur me ecurinë e këtij programi, duke treguar rëndësinë, gjithashtu kërkonte nga secili prej lojtarëve që të kënaqen duke luajtur dhe të japin më të mirën e tyre duke bashkëpunuar me shokun e ekipit.

“Siç po e shini çdo gjë është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Është raundi i njëjtë kështu që na është bërë si rutinë. Ne kemi ftuar afër 150 fëmijë. Gjithashtu këtu punojmë me rekomandime. Ne shohim sot se dyzet përqind e lojtarëve  të ftuar këtu janë nga Prishtina”, tha

Përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova u shpreh se në Kosova ka filluar të implemtohet një sistem për zbulimin e talenteve, që është shumë i rrallë, dhe që shumë pak shtete evropiane e kanë  një gjë të tillë.

“E kemi adaptuar një sistem që ne po besojmë që nuk implemtohet askund në Ballkan, por ndoshta edhe më gjerë, disa ose shumë shtete në Evropë. Është një program shumë intensiv dhe jam shumë krenar që ky koleg, Michael Ness është me ne dhe është në anën tonë... Kur jemi në fund të këtij programi atëherë ne do ta dimë se kemi bërë absolutisht më të mirë dhe ju kemi dhënë rastin kryesisht lojtarëve që duhet ta kenë rastin. Do të thotë lojtarëve më të mirë, më të zgjedhur”, pohoi Rugova.

Sa i përket të ardhmes së tyre, Rugova u shpreh se këta fëmijë i pret një ardhme shumë e mirë, duke i krahasuar me lojtarët aktual të Kombëtares së Kosovës, si Rashica, Muriqi e të tjerë.

“E ardhmja e tyre është e ardhme fantastike. Unë jam vet i kësaj treve, Fadil Vokrri është i kësaj treve, e tash mos të hyj me rend, e gjithë gjenerata ime dhe gjeneratat përpara dhe mbrapa. Talent pa s talentit. Po e shohim edhe sot, po flasim për një Milot Rashicë i cili tregon shumë sukses në arenën ndërkombëtare, me Muriqin tash edhe njëherë mos të hy te të gjithë... Unë nuk e shoh ndryshe pos edhe këta djem do të jenë pjesë e këtyre skuadrave një ditë, pse jo. Ideja është dhe përfundimisht them se ne duhet të ua bëjmë me dije atë konfidencën që duhet. Duhet të ju tregojmë se sa të mirë janë”, përfundoi Rugova.

Futbollisti  i ri nga klubi i Flamurtarit, Lirjon Latifi ishte shumë i entuziazmuar me ftesën që kishte pranuar kohë më parë për të qenë pjesë  e këtij projekti. Ndër tjerash ai u shpreh se shpreson që të jenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës.

“Është ndjenë e mirë, luaj me shok të mi. I kam si koleg dhe mundem të jem edhe bashkë lojtar me këta me reprezentacionin e Kosovës dhe besoj që është shumë mirë. Shumë mirë, e kemi edhe grupi shumë të mirë. Besoj që në të ardhmen kemi me qenë si këta që po na bëjnë krenar”, deklaroi i riu nga Prishtina.

Kujtojmë që kjo është faza e dytë e këtij projekti, ndërsa faza e parë ka nisur pikërisht në Prishtinë, duke vazhduar edhe në qytet tjera si në Mitrovicë, e Gjilan./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress