Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 12.08.2020 11:03

​Futbollisti harron numrin e fanellës me të cilën luan

Prishtinë | 09/12/2019 19:03

Jo vetëm spektakël, gola dhe emocion. Ndonjëherë futbolli shkakton dhe shumë episode komike dhe i radhës na vjen nga Ligue 1 në Francë, më saktë në ndeshjen Monaco-Amiens. Në minutën e 82-të të takimit, gjyqtari i katërt ngriti tabelën që sinjalizonte që numri 14-të i ekipit të Monacos duhet të linte fushën dhe të zëvendësohej me numrin 22.

Në fushë u pa reagimi i ish-milanistit Bakayoko, i cili filloi të përshëndeste dhe të duartrokiste tifozët, duke u drejtuar drejt vijës anësore për tu ndërruar. Kur u kujtua që në fanellën e tij mban numrin 6-të dhe jo 14, numër që e ka mbajtur edhe në të kaluarën kur mbronte ngjyrat e Monacos, por edhe kur luante për Chelsean dhe Milan, shpërtheu në të qeshura.

Më pas ai përshëndet Keita Balden, pikërisht atë që duhej të linte fushën për t’i bërë vend numrit 16 Jean-Kévin Augustin.

Pamjet u bënë menjëherë virale dhe kanë shkaktuar shumë të qeshura në rrjet. Ndër to edhe miku i tij i ekipit Ces Fabregas, i cili shkruan: “Vetëm Baka mund të bënte një gjë të tillë. Nuk po ndalem së qeshuri, të dua vëlla!”

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i protagonistit të kësaj ngjarje Bakayoko, i cili ka replikuar me tre “emoji” (që përshkruan të qeshurën me lot), e më pas duke shkruar me humor: “Ma riktheni numrin tim 14, ju lutem!”./TCH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress