Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 02:48

​Gjilani i fortë për Yenisey Krasonyarsk

Prishtinë | 22/01/2020 16:32

Skuadra e Gjilanit ka realizuar edhe fitoren e dytë në kuadër të fazës përgaditore që po e zhvillon në Turqi.

Ditën e sotme skuadra nga Kosova, i shkaktoj humbje ekipit Rus të Yenisey Krasonyarsk me rezultatin 1:0.

Djemloshat e Gentian Mezanit e siguruan fitoren qysh në pjesën e parë të takimit, me golin e të sapo transferuarit në skuadrën kuq e bardh Darko Nikac, gol i cili doli të jetë edhe i fitores.

Takimi i sotëm i zhvilluar në "Emirhan Football Center" në Antalia të Turqisë, dhuroi lojë të mrekullueshme nga skuadra e Gjilanit, të cilët përpos qarkullimit dhe kontrollimit të ndeshjes, patën edhe disa mundësi ideale që nga kjo ndeshje të dalin fitimtar edhe me rezultat më të thellë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress