Në Nion të Zvicrës është tërhequr shorti për 16 skuadrat më të mira të Ligës së Evropës për edicionin 2016/17.
Njëri prej favoritëve kryesorë për ta fituar Ligën e Evropës, Manchester United do të ndeshet me skuadrën ruse Rostov. Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Lyonit dhe Romës.
Shorti ka vënë përballë edhe dy ekipet gjermane Schalke dhe Borussia Monchengladbach.
Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet në kryeqytetin suedez Stokholm.
Çiftet:
Celta Vigo – Krasnodar
Apoel – Anderlecht
Schalke – M. Gladbach
Lyon – Roma
Rostov – Man. United
Olympiakos – Besiktas
Gent – Genk
Kopenhagen - Ajax