Henderson tashmë zyrtarisht është kapiteni i Liverpoolit, duke qenë pasardhës i ikonës angleze, Steven Gerrard.
“Jam absolutisht i kënaqur dhe krenar. Është një nder dhe privilegj i madh te emërohesh kapiten i këtij klubi”, ka thënë Henderson.
“Kur Stevie nuk ishte në ekip vitin e kaluar unë provova të bëjë më të mirën që munda dhe e mora shiritin. Tani do të provoj ta mbaj atë dhe të ngritëm si kapiten”, ka theksuar ai.
“Do të bëjë më të mirën time gjithmonë duke e vendosur ekipin në rend të parë dhe t’i ndihmoje me gjithçka që mundem”, ka pohuar Henderson. /KosovaPress/