Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 23.09.2020 04:49

​KOK dhe SIGA organizuan forumin global “SIGA talks”, u bë thirrje për ta luftuar korrupsionin

Prishtinë | 09/12/2019 17:47

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Aleancën Globale të Integritetit në Sport (SIGA), ka organizuar për herë të parë forumin global “SIGAtalks”.

Forumi i cili është zhvilluar nën moton “Ngrije Zërin për Integritet në Sport”, është pjesë e iniciativës për “Sport të Pastër dhe të Pavarur”, si dhe “Antikorrupsionit në Sport”, dhe është mbajtur pikërisht në ditën kundër korrupsioni, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Pjesëmarrës krahas drejtuesve të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës, sportistëve, trajnerëve dhe studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, ishte edhe drejtori ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, gjatë fjalës së tij theksoi se Komiteti Olimpik i Kosovës, është i përkushtuar që bashkërisht me SIGA-n ta luftojnë korrupsionin në sport, ndërsa foli edhe ditën më të veçantë të sportit të Kosovës, 9 dhjetorin 2014, datë kjo që shënoi anëtarësimin e plotë të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

 “Të gjithë ju, çfarëdo që të jetë e arritura juaj në jetën tuaj, ju keni një mundësi të bëheni kampion i Sigës. I kemi bashkuar forcat së bashkuam me Sigën për të luftuar kundër korrupsionit në sport. Unë nuk e di  a është koincidencë por sot 5 vite më parë Komiteti Olimpik i Kosovës anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ku iu mundësua të gjitha federatave kombëtare sportive të Kosovës të anëtarësohen në federatat e tyre ndërkombëtare dhe ajo që është më e rëndësishmja është që sportistët  janë të pavarur në kampionatet evropiane, botërore dhe në Lojërat Olimpike. Ne e kemi një kampione olimpike, e cila ka qenë e para  që është bërë kampione e Sigës, gjithashtu. Jemi këtu për të dërguar mesazh botës që Kosova me popullsinë më të re në Evropë është e gatshme për të bashkuar forcat dhe jo vetëm për të bashkuar forcat por për të luftuar kundër korrupsionit në sport”, tha Hasani.

Në fjalën e tij në këtë forum, drejtori ekzekutiv i SIGA-s, Emanuel Medeiros bëri thirrje po ashtu tek të pranishmit që ta ngritin zërin e tyre në luftën kundër korrupsionit në sport.

“Çfarë kënaqësie të jem këtu, në mesin e  këtyre të rinjve të cilët kanë dhënë shumë për sportin, dhe për shumë njerëz në të cilët sporti i së ardhmes së të cilit varet. Dëshiroj të ju falënderoj që na u keni bashkangjitur në këtë ngjarje të parë ndonjëherë rreth SIGA, një platformë e pavarur dhe neutrale për liderët e rijnë në integritetin e sportit ndikuesit dhe ndryshuesit e lojërave. E gjithë kjo është bërë për ju, për ata të cilët thonë mjaft është mjaft, për ata të cilët nuk duan te shohim emra pozitiv në sport, për ata të cilët dëshirojnë që reputacioni të zvarritet vazhdimisht”, u shpreh Madeiors.

Përmes video incizimit me mesazhe u shfaqën kampion të SIGA-s nga e mbarë bota, ndërsa nuk mungoi mesazhi i kampiones tonë, Olimpike, Majlinda Kelmendi.

"Si sportiste profesioniste e di rëndësinë që ka integriteti sportiv dhe drejtësia në sport", tha ndër të tjera Majlinda Kelmendi.

Përmes diskutimeve te frytshme debatuan edhe sportistë të shumtë nga tenisi, atletika, hendbolli, volejbolli, shigjetaria, studentë etj.

Forumi u moderua nga Elda Gjoka, këshilltare strategjike e presidentit të KOK-ut, Besim Hasani.

Kujtojmë që ky ishte forumi i parë i këtij lloji i organizuar nga SIGA dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, pikërisht në ditën e luftës kundër korrupsionit, ku pikërisht në këtë ditë pesë vite më parë Komitetit Olimpik i Kosovës u bë anëtar me të drejta të plota i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress