Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 08:02

​Ky pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës

Prishtinë | 07/12/2019 16:14

Aventura e Valverdes me Barcelonën pritet të mbyllet shumë shpejtë.

Kjo pasi, duke u bazuar në raportimet e “Mundo Deportivo”, gazetë e afërt me klubin katalunas, Ronald Koeman, selektori aktual i Holandës, do të zyrtarizohet si trajner.

Drejtori holandez i Barcelonës, Nico Hoogman, tashmë ka zbuluar ofertën e kontratës për holandezin, që në edicionet 1989/1995 djersiti fanellën e famshme “verdhë e kuqe”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat verën e vitit 2020, por ajo që është e rëndësishme, karrigia e teknikut Valverde, tashmë ka filluar të lëkundet, përkundër faktit se rrugëtimi i Barças në Ligën e Kampionëve dhe La Liga do të jetë thuajse vendimtar.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress