Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 10.08.2020 04:40

​Liverpooli vazdhon me fitore

Prishtinë | 07/12/2019 18:42

Liverpooli ka vazhduar me fitoren e ardhës, duke ecur sigurt drejt titullit të kampionit të Premierligës.

Në xhiron e 16-të e Premierligës, Liverpooli shënoi fitore me rezultat 0-3 ndaj Bournemouthit, transmeton KosovaPress.

Skuadra e Jurgen Kloppit e dominoi plotësisht ndeshjen, si me posedim të topit, ashtu edhe me numër të rasteve të krijuara për të shënuar gola.

Alex Oxlade-Chamberlain e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 35-të të ndeshjes, ndërsa rezultatin e dyfishoi Naby Keita në minutën e 44-të të ndeshjes. Për ta vulosur këtë fitore, Mohamed Salahu e shënoi golin e tretë në minutën e 54-të.

Liverpooli radhitet në pozitën e parë në tabelën e Premierligës, me 46 pikë të grumbulluara nga 16 ndeshjet e para, nëntë pikë më shumë sesa Leicesteri në vend të dytë, që ende s’e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress