Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 08:31

​“Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëria e mbyll turneun në vendin e katërt

Prishtinë | 21/01/2020 16:14

Kombëtarja e Shqipërisë U-17, e drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka luajtur ditën e sotme në Altinordu të Turqisë, finalen për vendin e tretë të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup”, Shqipëri 0-3 Irlandë.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-1, ku kundërshtarët irlandez janë treguar të saktë në minutën e 20-të. 

Kuqezinjtë e vegjël kanë provuar me disa aksione të rrezikojnë portën kundërshtare por pa gjetur goline barazimit. Pjesën e dytë Irlanda ka shënuar sërish në minutën e 53-të dhe në minutën e fundit të ndeshjes. 

Shqipëria luajti me këtë formacion: Simoni, Halili, Cela, Stafa, Pano, Kote (c), Kacanolli, Beluli, Tahiri, Miftari dhe Selimi. U aktivizuan: Cereni, Deda, Lenja, Musai, Kraja, Bajraktari.

Rezultatet në këtë turne: 

15 janar 2020/ Shqipëria 1-0 Maqedonia e Veriut 

17 janar 2020/ Ukrainë 0-1 Shqipëri 

19 janar 2020/ Korea e Jugut 2-0 Shqipëri 

Finalja për vendin e tretë të turneut: 

21 janar 2020/ Shqipëri 0-3 Irlandë

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress