Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 15.07.2020 02:05

​Messi falënderon Valverden (FOTO)

Prishtinë | 14/01/2020 16:18

Prej mbrëmjes së djeshme, Ernesto Valverde nuk është më një trajner i Barcelonës.

Kryesuesit aktual të La Liga vendosen shkarkimin dhe në vendin e tij Quique Setién. 

Ish tekniku i Real Betis firmosi për 2 sezone e gjysmë, e thënë ndryshe deri në qershorin e vitit 2022. 

Largimi i Valverde është përshëndetur nga shumë tifozë. Por një lëvizje e tillë duket se nuk është kapërdirë mirë nga ylli i skuadrës, Lionel Messi.Përmes një statusi në rrjetet sociale, "pleshti" argjentinas ka falenderuar Valverde për atë që ka dhënë në "Camp Nou", ndërsa i ka uruar suksese në karrierë.

"Faleminderit për gjithçka Ernesto Valverde. Me siguri do të jeni mirë kudo që të shkoni, sepse përveçse që jeni profesionist i shkëlqyeshëm, jeni edhe një person i shkëlqyeshëm. Fat i mirë dhe një përqafim i madh," shkruan Messi.

Një status i çuditshëm ky nga ana e 6 herë fituesit të Topit të Artë, që pritet të ketë përplasje me drejtuesit e Barcelonës, pasi siç ka ndodhur në kohët e fundit, vendimet kryesore të kryesisë janë marrë pas miratimit të Messit.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress