Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Serie A, Napoli kaloi shumë shpejt në epërsi që në minutën e tretë të ndeshjes ku shënoi, Arek Milik. Napoli tregoi se është skuadër më e mirë dhe shënoi edhe njëherë në minutën e 16-të ku realizator ishte Eljif Elmas. E kur u duk se Sampdoria nuk do kishte mundësi për të nxjerr ndonjë pikë në skenë doli Fabio Quagliarella i cili shënoi në minutën e 26-të për ta ndryshuar kursin e kësaj ndeshje.
Në pjesën e dytë Sampdoria ishte një skuadër shumë më e mirë dhe arriti të goli në minutën e 73-të ku shkatohet penallti që në gol e shndërron Manolo Gabbiadini. Napoli pas barazimit u aktivizua më shumë dhe erdhi tek goli duke shënuar në minutën e 83-të me anë të Diego Demme që është transfer i tyre i ri. Napoli do ta vuloste fitoren e tyre kur në minutën e 90-të do të shënonte edhe Dries Mertens që do ti jepte kësaj skuadre fitoren e saj.
Me këtë fitore Napoli do të këtë 30 pikë në Serie A dhe është në pozitën e 10-të.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019