Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 12.08.2020 11:15

​Nora Gjakova eliminohet në raundin e parë

Prishtinë | 12/12/2019 09:27

Xhudistja kosovare Nora Gjakova nuk ka arritur ta mbyllë vitin kalendarik 2019 me sukses në garën e kategorisë deri në 57 kilogramë të World Judo Masters, që po mbahet aktualisht në Qingdao të Kinës.

World Judo Masters është gara e fundit për këtë vit në kalendarin e garave të IJF dhe EJU.

Në këtë garë marrin pjesë 32 xhudistët e parë të ranguar në ranglistën Botërore të Federatës Botërore të xhudos në secilën kategori.

Rrugëtimi në këtë turne, Nora Gjakovës iu ndal në rundin e parë, kur brenda 2 minutave e 3 sekondave u mposht nga koreania Jisu Kim dhe e mbylli këtu ëndrrën për t’i fituar Kosovës medalje.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress