Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 23.09.2020 05:57

​Pas Infantinos, edhe Ceferin i qëndron prapa Ademit: Mos e prishni suksesin e Kosovës

Prishtinë | 07/12/2019 16:02

Krerët e futbollit kosovar, Agim Ademi dhe Bakir Burri, përveç takimit me Gianni Infantino, në Poloni zhvilluan takim edhe me kreun e UEFA’s, Aleksandar Ceferin.

Sikurse Infantino, edhe Ceferin shprehu shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në futbollin kosovar, ku tanimë zv/sekretari i përgjithshëm i FFK’së, Arianit Ahmeti, provoi ta merrte drejtimin e këtij institucionit.

Ceferin porositi kosovarët që të ruajnë rrugën e suksesit dhe të mos prishin punën e madhe dhe investimin që UEFA e bëri për futbollin kosovar, njofton FFK.

“Presidenti Ademi në Varshavë e ka zhvilluar takim edhe me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin, të cilin nga afër e ka njoftuar për punën e bërë deri më tash, por edhe për zhvillimet e fundit rreth FFK-së. Me këtë rast, presidenti Çeferin u shpreh i shqetësuar dhe i habitur si mund të ndodhë kjo në Kosovë dhe si dëmtohet procesi në sport.


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress