Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 21.09.2020 09:01

​Pioli: Jemi në formë të mirë, duhet të kemi fytyrën e Ibrës

Prishtinë | 08/02/2020 13:56

Nesër në mbrëmje vëmendja e të gjithë futbolldashësve anembanë botës do të përqendrohet në Milano, ku do të luhet derbi i qytetit mes Interit dhe Milanit, ndërsa trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp.

Ai vlerësoi maksimalisht sfidën përballë Interit, ndërsa shtoi se ka përgatitur një strategji që shpreson se është e duhura për t’ia dalë ndaj zikaltërve. Pioli foli edhe për gjendjen e Ibrës, duke shtuar se duhet që skuadra të ketë fytyrën e gjigantit suedez.

“Ndeshjet derbi janë shumë të veçanta dhe të bukura për t’u luajtur. Interi ka bërë një nisje shumë të mirë të kampionatit, ndërsa ne po përpiqemi të rikuperojmë dhe vijmë në një formë shumë të mirë. Kemi përgatitur një strategji, duke pasur parasysh cilësitë e kundërshtarit, por shpresoj që të jetë e duhura dhe t’ia dalim. Ibra ka punuar mirë, por i mungon një seancë e plotë me skuadrën gjatë këtyre ditëve, megjithatë mund të jetë gati nesër. Shpresoj që skuadra të ketë fytyrën e tij, pra të tregojë grintë e dëshirë për fitore nesër”, tha Pioli.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress