Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 22.02.2020 01:28

​Prishtina fiton miqësoren ndaj Arda

Prishtinë | 22/01/2020 15:21

FC Prishtina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën parasezonale, derisa në duelin e parë kontrollues në Turqi, atje ku edhe po i vijon përgatitjet, ka shënuar fitore tejet të lartë përballë ekipit bullgar Arda.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat bindës 5-0 përballë skuadrës elitare nga Bullgaria.

Januzi në minutat 11’ e 39’, Hila në 58’ dhe Otto John në minutat 66’, 79’ realizuan për klubin kosovar.

Përveq golave të realizuar FC Prishtina në këtë përballje pati edhe disa mundësi të tjera shënimi, por që u ndaluan në vetëm pesë gola.

Prishtina ditë më parë udhëtoi drejt Turqisë për të vijuar me fazën përgatitore, derisa krahas miqësores së luajtur me ekipin bullgar Arda, ata do të zhvillojnë edhe disa duele të tjera kontrolluese.

Përpara se të udhëtonin në Turqi, FC Prishtina mundi 2-1 skuadrën 2 Korrikut në Kosovë.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress