Drenica do të jetë nikoqir i Gjilanit në ‘Bajram Aliu’, ku gjyqtarë të këtij takimi priten të jenë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Visar Kastrati, përcjellë KosovaPress.
Vetëm 30 minuta më pas fillon ndeshja tjetër në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina – Vushtrria. Ky takim i është besuar gjyqtarëve, Bejtullahu, Baliqi, Jashari e Shala.

Ndërsa të dielën zhvillohet ndeshja e tretë çerek finale në mes të Dukagjinit e Ballkanit. Tefik Maloku pritet ta drejtojë këtë takim i ndihmuar nga Zeqiri, Sekiraqa e Tahiri.
E të mërkurën e 12 shkurtit, Liria në ‘Përparim Thaci’ e pret Feronikelin, fituesin aktual të Kupës së Kosovës. Ky takim do të drejtohet nga gjyqtarët, Kasumi, Hyseni, Bicaj e Shala./
...lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019