Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 03.03.2021 07:03

​Rashica e dërgon Bremenin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë

Prishtinë | 05/02/2020 00:00

Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica e ka dërguar Werder Bremenin në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Rashica shënoi golin e tretë në fitoren e Bremenit ndaj Borussia Dortmundit, që përfundoi me rezultat 3:2.

Anësori i Kombëtares së Kosovës, Rashica e realizoi atë që ishte goli i tij i parë në vitin 2020, si dhe dha kontribut të madh te goli i parë i Bremenit të martën në Weserstadion.

Rashica po ashtu ka hyrë në historinë e futbollit gjerman duke shënuar radhazi gjashtë gola në Kupën e Gjermanisë.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress