Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 23.09.2020 06:16

​Real Madrid ka gati ofertën për Van de Beek

Prishtinë | 06/12/2019 09:50

Blancos janë gjithnjë e më afër mesfushorit holandez.

Real Madrid po përgatit një ofertë prej 55 milion euro për mesfushorin e Ajaxit Donny van de Beek.

Transferimi i holandezit në Santiago Bernabeu pritet të ndodhë gjatë merkatos së verës, pasi tash e  një kohë mbretërit janë vënë pas shërbimeve të tij.

Siç raporton Telegraaf, është vet trajneri francez Zinedine Zidane i cili është duke kërkuar me ngulm ta përforcojë repartin e mesfushës.

Kujtojmë që për shërbimet e holandezit është e interesuar edhe skuadra angleze, Tottenham, por raportohet se edhe vet dëshira e lojtarët është ti bashkohet Realit.

Van de Beek ka arritur të shënoj pesë gola këtë sezon dhe të bëjë 13 asistime me Ajaxin në Eredivise, aty ku Ajaxi renditet në pozitën e parë./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress