Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 08:04

​Reali mposht Espanyolin dhe rrëmben kreun

Prishtinë | 07/12/2019 16:26

Real Madridi ka shënuat fitore të rëndësishme kundër Espanyolit me rezultatin 2-0.

Ekipi madrilen arriti të marrë 3 pikët e kërkuara në “Santiago Bernabeu” duke marrë vendin e parë me 3 pikë larg, në pritje të ndeshjes së Barcelonës që do të luajë kundër Mallorcas.

Madrilenët shënuan nga një gol për çdo pjesë për t’i dhënë fund dilemave në lidhje me fitoren. Goli i parë u shënua nga Varane që dërgoi në rrjetë topin në minutën e 37-të. Vendësit ndërmorën një aksion të mirë dhe me pasime të shumta, i cili çoi francezin drejt portës kundërshtare.

Goli i dytë u shënua në pjesën e dytë nga sulmuesi Karim Benzema. Francezi mori një top mjaft të mirë brenda zonës nga mesfushori Valverde, i cili e nxori të vetëm me portier dhe i dha hapësirë për të dërguar topin në rrjetë për herë të 10 këtë sezon. Courtois nuk pati shumë punë, por i gëzohet një tjetër ndeshjeje pa pësuar gol.


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress