Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 08.08.2020 08:00

​Rimeçi ndaj Joshuas dhe Ruizit mund të anulohet

Prishtinë | 07/12/2019 16:05

Ripërballja në mes të Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit mund të anulohet shkaku i një stuhie që po mbizotëron në Arabinë Saudite.

Sipas Mirror, një shi i rrëmbyeshëm është duke rënë Arabinë Saudite dhe kjo mund të ndikojë që rimeçi në mes britanikut dhe meksikano-maerikanit të shtyhet.

Shihu nuk mund të ndikojë në pjesën ku do të zhvillohet përballja, por ajo mund të ndikojë në pjesën e ulëseve VIP, që janë kryesore në këtë takim.

Shumë emra të mëdhenj nga sporti dhe jo vetëm do të jenë të pranishëm në këtë përballje të vitit, pasi në pyetje janë tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBO dhe IBF, në peshat e rënda.

Takimi është paraparë të fillojë në ora 18:30 sipas kohës tonë lokale

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress