Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 23.09.2020 04:17

​Sevilla kërkon zëvendësuesin e Banega, fantazisti i Realit në krye të listës

Prishtinë | 08/02/2020 12:39

Sevilla ka nisur nga puna për të gjetur pasuesin e Banegas.

Klubi andaluzian po vlerëson profile të ndryshëm lojtarësh për të përforcuar repartin e mesfushës, pasi duke filluar nga muaji Korrik Ever Banega do të veshë fanellën e Al Shabab.

Opsioni i parë i drejtorit sportive, Monchi është Dani Ceballos, që aktualisht është i huazuar te Arsenali, por kartoni i të tij zotërohet nga Real Madrid. 

Por 23-vjeçari spanjoll nuk është e vetmja alternative e klubit nga Ramon Sanchez-Pizjuan, pasi Monchi po vëzhgon nga afër edhe Matias Vecino, i cili nuk po kalon një periudhë të mire te Interi, pasi marrëdhëniet me trajnerin Conte i ka të tensionuara dhe për këtë arsye mund të largohet gjatë verës.

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress