Një sfidë e cila përfundoi me rrjeta të paprekura dhe ku protagonist ishin tre shqiptarë, Strakosha, Rrahmani dhe Kumbulla.
Pikërisht, ky i fundit ka pasur një interes të madh edhe nga drejtori shqiptar i Lazios, Igli Tare.
Mbrojtësin e talentuar e kërkojnë shumë klube brenda dhe jashtë Italisë, ndërsa Napoli dhe Interi janë më të avantazhuarat për shërbimet e 19-vjeçarit.
Megjithatë, Tare nuk mund të humbiste mundësinë në sfidën e “Olimpicos” dhe ka nisur bisedimet e para me menaxherin e Marash Kumbullës.
Konkurrenca është e fortë, por drejtori i Lazios ka treguar se di të triumfojë kur është puna për të siguruar talente.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019