Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 23.09.2020 06:26

​​Unitedi e mposht Cityn

Prishtinë | 07/12/2019 20:41

Në derbin e xhiros së 15-të të Premierligës angleze, Manchester City është mposhtur në stadiumin e vet nga Manchester United me rezultat 1-2.

Golin e parë e shënoi Marcus Rashford (22’) nga pika e bardhë, kurse epërsinë e shtoi Anthony Martial (29’), me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë, transmeton KosovaPress.

Në pjesën e dytë, krejt çka mundi të bëjë City, ishte shënimi I një goli, i cili u realizua nga Nicolas Otamendi (85’), por që ishte i pamjaftueshëm që t’ia siguruar së paku një pikë.

Tani City mban pozitën e tretë dhe ka mbetur 14 pikë prapa Liverpoolit që mban pozitën e parë në renditjen tabelare, kurse Unitedi është në pozitën e pestë me 24 pikë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress