Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 28.02.2020 08:19

​Zyrtare: Llapi befason me transferimin e fundit

Prishtinë | 17/01/2020 15:45

Llapi ka vazhduar të jetë aktive gjatë afatit kalimtar të janarit.

Përpos shumë futbollistëve të fundit, skuadra llapjane në skuadër ka afruar edhe një trajner kondicional turk, Mustafa Serder.

Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgatitur për stinorin e ri pranveror.

Ai do jetë pjesë e skuadrës llapjane për periudhën kohore të 6 muajve në vijim.

41 vjeçari në karrierën e tij ka punuar në klube me emër në Turqi. Ai në edicionin e fundit ka qenë pjesë e NK Çelik në Bosnie-Hercegovinë, pastaj tek Instanbulspor dhe Adanaspor në Superligën turke, Adanademirspor FK, Denizlispor FK, në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgatitore./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress