Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 30.03.2020 06:21

​​Anijet e mbytura si atraksion turistik në Durrës

Prishtinë | 22/01/2020 09:29

11 anije të mbytura gjatë veprimeve luftarake në dy luftërat botërore ndodhen në ujërat detare pranë Durrësit, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre në ujërat shqiptare arrin në rreth 60.

“Komanda e Forcës Detare ka ndërmarrë nismën që synon jo vetëm ruajtjen dhe konservimin e tyre, por edhe mundësinë e krijimit të një Muzeu Kombëtar të Detarisë, si dhe hapjen e parqeve nënujore për zhytësit e pasionuar”, bën të ditur Autoriteti Portual Durrës.

Takimet e para me drejtues dhe specialistë të ministrive të Kulturës dhe të Turizmit e konsiderojnë të domosdoshëm edhe përmirësimin e legjislacionit të kësaj fushe.

Komanda e Forcës Detare ka propozuar territorin e ish-shkollës Ushtarake Detare në Vlorë si vendin më të përshtatshëm për ngritjen e një Muzeu Kombëtar të Detarisë, ndërsa bashkë me dy zona ujore pranë Radhimës dhe Karaburunit (Vlorë), po shihet mundësia e krijimit të një Parku Nënujor edhe në afërsi të Bisht Pallës (Durrës)/atsh/.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress