Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 28.05.2020 09:07

​Travel Weekly: Llogaritni edhe Shqipërinë në destinacionet e 2020-ës

| 28/12/2019 12:59

Ka qenë një vit i ndërlikuar për udhëtime, pasi mungesa e besimit të konsumatorit, diskutimet për ndryshimin e klimës, dramat e shkaktuara nga Brexit dhe zgjedhjet e parakohshme, kanë hequr dëshirën e klientëve për të rezervuar një pushim, komenton faqja e njohur britanike e industrisë së udhëtimeve “Travel Weekly”.

Sipas saj, kjo kërkesë për të qëndruar të mbyllur duhet të shkojë diku, kështu që një agjent i mençur udhëtimesh duhet të ketë disa opsione.

Duke pasur këtë parasysh, “Travel Weekly” ka përmendur edhe Shqipërinë midis destinacioneve më të mira për t’u vizituar në vitin 2020, si Japonia, Dubai, Egjipti, Portugalia, Britania e Madhe, Sri Lanka, Nikaragua, Anktartika e tjerë kur shkruan se:

Shqipëria është guruja e shenjtë e aventurës është zbulimi i një thesari jo shumë të njohur që është praktikisht në pragun tuaj.

”Shqipëria është një nga këta guru’, e pazbuluar, edhe pse e shtirë në një vend të dukshëm midis Greqisë dhe detit Adriatik. Shitjet e kompanisë britanike të udhëtimeve “Explore” për shtetin e Ballkanit janë rritur me një mesatare prej 20% në vit gjatë katër viteve të fundit, ku operatori e quan atë “Kroacia e re”.

”Ellie Marr, specialistja e udhëtimit në Shqipëri për kompaninë e udhëtimeve “Regent Holidays”, shprehet se “i njohur mes udhëtarëve me përvojë të cilët kërkojnë pushime alternative mesdhetare, ish-shteti komunist ofron shumë vende të trashëgimisë kulturore, bregdet të thyer dhe peizazhe të pashkelura, si dhe një kuzhinë unike ku përzihen gatimet turke dhe mesdhetare”.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress